SHOWBIZ

Fjolla Morina në paraburgim apo në pushime?

Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ditën e djeshme që Fjolla Morina të qëndrojë 40 ditë në paraburgim me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Mirëpo i çuditshëm është fakti se Fjolla ka bërë një postim sot në rrjete sociale. Këngëtarja ka publikuar në Facebook një foto të saj nga pushimet, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë vajzën e vogël, Alyah. Ajo ka vendosur mbi foto ditën dhe orën e saktë, duke lënë vend për shumë dyshime.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top