SHOWBIZ

Fotoja e parë e Loredanës dhe Mozzik së bashku nga pushimet në Dubai!

Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait.

Janë postimet në Instagram Story-t përkatëse të të dy artistëve, ato që zbulojnë vendndodhjen aktuale të tyre, teksa i vënë vulën të vërtetës se janë bashkë dhe të lumtur.

Fansat po prisnin kaq shumë që Loredana dhe Mozzik të publikonin një foto me njëri-tjetrin dhe të ndalonin së publikuari story të ndryshme, por nga i njëjti vend.

Mozzik ka shkrepur një foto në pasqyrën e makinës dhe pas tij duket edhe Loredana.

Shën Valentini i tyre po vazhdon në Dubai dhe kjo foto ishte vula e fundit që tregoi se ata janë rikthyer dhe janë më të lumtur se kurrë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top