SHOWBIZ

Fotoja e Selena-s me Hailey-n “çmend” rrjetin

Hailey Bieber pozoi e lumtur me Selena Gomez në një event në Los Angeles të shtunën, pasi hodhi poshtë thashethemet se ato ishin grindur për arsyen që dihet tashmë..Justin Bieber.

Jo vetëm që Hailey dhe Gomez buzëqeshën para kamerave gjatë “Academy Museum Gala”, por dy vajzat ndanë edhe një përqafim të ëmbël të kapur nga fotografi Tyrell Hampton.

Shfaqja miqësore vjen pas paraqitjes së fundit të Hailey në podcast-in “Call Her Daddy”, në të cilën ajo këmbënguli se ajo dhe Gomez nuk kanë asnjë debat mes tyre.

“Kam vetëm respekt… Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri [mes nesh]. Unë e respektoj atë”, tha modelja, 25 vjeç për Gomez, 30.

“Të gjithë nga ana jonë e dinë se çfarë ndodhi, dhe ne jemi mirë, dhe mund të largohemi prej saj me qartësi dhe respekt,” vazhdoi ajo, duke iu referuar asaj dhe Justin, 28 vjeç, që u fejuan në korrik 2018, vetëm disa muaj pas ndarjes së tij përfundimtare me Gomez.

Hailey gjithashtu konfirmoi se kishte folur me Gomez që kur u martua me këngëtarin në shtator 2018 dhe përsëriti se nuk ka “asnjë dramë” mes tyre.

Kujtojmë që marrëdhënia e Justin me Selenën është komentuar për vite me radhë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top