Genc Prelvukaj është njëri ndër këngëtaret më të pëlqyer në vend për shkak të stilit të tij dhe zhanrit që ai këndon.
Sot ai ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Apokalipsa”.
Ajo vjen e realizuar edhe me një video, e për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet Genci.
Ndërkaq kënga është pritur mjaftë mirë edhe nga publiku, duke i shkruar kështu shumë komente pozitive.
Ndërkaq kujtojmë se këtij projekti muzikor i erdhi pas infektimit të tij me Covid-19. Ai tani është drejt shërimit dhe gjendja po i përmirësohet.
