SHOWBIZ

Georgina Rodriguez lë në mëshirë të fatit motrën e saj

Përballja e saj me Cristiano Ronaldo-n në dyqanin e “Gucci-t”, ku punonte bëri që jeta e saj të merrte një tjetër drejtim.

Kuptohet besoj se bëhet fjalë për Georgina Rodriguez, e cila përpos pasurisë së partnerit të saj, vitet e fundit falë “titullit” gruaja e futbollistit më të njohur në botë, ka bërë që të njihet kudo duke rritur edhe fitimet e saj.

Ndonëse përpiqet që ndihmojë të gjithë, kur bëhet fjalë për familjen e saj Gio nuk është kaq dorëshuar.

Teksa e motra e saj po vuan nga probleme financiare, ajo nuk i është përgjigjur thirrjes së saj për ndihmë. Në një intervistë së fundmi, Patricia, motra e modeles rrëfeu se marrëdhënia e saj me Georginën nuk është aspak e mirë.

“Unë jam e thyer dhe motra ime nuk më ndihmon”, tha Patricia për emisionin televiziv “Socialite”. “Ajo që më dhemb më shumë janë fëmijët e mi, jo unë, në fund të fundit një copë bukë mund të ha, por fëmijët e mi që janë nipat e saj… Ndonjëherë kam mjaft për të ngrënë, ndonjëherë jo. Ndonjëherë kam mjaftueshëm për të paguar qiranë, ndonjëherë jo. Si motër nuk e pres gjithë këtë”, shtoi ajo me tej.

Patricia nuk ka hezituar t’i dërgojë edhe mesazhe të dëshpëruara motrës dhe kunatit të saj, Ronaldos.

“Georgina, kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime”, i ka shkruar ajo.

E di që ajo nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi, por, duke qenë se është mbështetëse dhe kaq e mirë me të tjerët, të paktën të jetë me nipat dhe mbesat e saj. Nëse nuk do të jesh me mua, ij me nipërit tuaj”, përfundoi motra e Gio-s.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top