SHOWBIZ

Ghetto Geasy befason Marinën me dhuratën më kreative.

Dy ditë më parë Marina Vjollca ka festuar 31-vjetorin e lindjes dhe s’mund të mungonte kurrësesi një urim romantik nga Getoari.

Krahas fotos së partneres, reperi ka shkruar fjalët më të ëmbla të dashurisë.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, janë fjalët e tij krahas fotos së Marinës.

“Të dua pafund jetë”- ka shkruar moderatorja.

Së fundmi, bukuroshja ka zbuluar dhuratën më të veçantë, një skulpturë punuar nga duart e dashurisë së saj. Moderatorja nuk është përmbajtur dot nga lumturia dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, ku dhe nuk kanë munguar disa fjalë mjaft të bukura dedikuar reperit.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura! Të dua Jeta ime. @ghettogeasy
Veç lumturi më fal”, ka shkruar Marina krahas fotove ku vihet re Geti duke punuar skulpturën e moderatores.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top