Gigi Hadid ka ndarë më në fund një fotografi të vajzës të sapolindur të saj dhe të dashurit Zayn Malik.
Çifti i cili mirëpriti foshnjen e tyre në shtator,pozuan për Halloween me të voglën e tyre.
Gigi ndau një foto të ëmbël familjare në Instastory për të treguar kostumet e tyre, ndërsa vajza ishte veshur si Hulk, me një veshje jeshile.

Halloween im i parë’, shkroi modelja krahas fotos. Gigi dhe Zayn njoftuan lindjen e vajzës së tyre në mediat sociale duke thënë ‘ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë’.
Zayn Malik shkroi: “Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës për të, krenar që është e imja dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku.”
Gjithashtu është raportuar se Gigi lindi në fermën e familjes së saj në Pensilvani, ku ajo kishte qëndruar gjatë izolimit.
