SHOWBIZ

GJIKO NUK E DO NË EMISIONIN E BASHKËSHORTES, POR DARKON ME MILAIM ZEKËN.

Hiç më larg se para dy javësh, deklarata e Gjikos se nuk do donte që bashkëshortja e tij, Elita Rudi, të intervistonte sërish Milaim Zekën.

Gjiko, i ftuar në emisionin “NIN”, në rubrikën “Haje ose Thuaje”, Elita Rudi e pyet se cili i ftuar nuk të ka pëlqyer dhe nuk do doje ta intervistoja më. Ai përmend emrin e gazetarit, Milaim Zeka, duke thënë, “Është i rëndë. Mund të shkojë në çfarëdo emisioni, por jo të gruaja ime”.

E kjo përgjigje erdhi si arsye se rreth katër vjet më parë, Elita intervistoi Zekën në një emision në Tribuna Channel. Gjatë bisedës, ai komentoi gjoksin e moderatores.

Në darka të përbashkëta mes miqsh, çifti duket se shijojnë shoqërinë e Zekës, nisur nga një postim i reperit në Instagram. Gjiko ka ndarë një foto ku shihet duke darkuar me Elitën, Mihrije Brahan dhe Naim Abazin, si dhe çiftin Zeka. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top