Një deklaratë e Gjirës për këngën e re të Melindës bëri bujë të madhe në media dhe rrjete sociale. Ajo kritikoi publikisht reperen për këngën e re “Qa din ti”, për shkak se disa muaj më parë Melinda humbi nënën e saj.
Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkroi Gjira në reagimin e saj.
Pas kritikave që mori nga fansa të Melindës e njerëz të tjerë, Gjira bëri sërish një reagim. Ajo tha se ishte sqaruar me Melindën përmes celularit, por nuk tërhiqej nga opinioni i saj.
Por Gjira është detyruar të bëjë sërish një sqarim për herë të fundit. Gjira shprehet se ajo nuk ofendoi nënën e askujt, por thjesht kritikoi Melindën që doli në klip e zhveshur vetëm pak muaj pas ndarjes nga jeta të së ëmës.
“Nuk di a spo dini me lexu apo thjesht i interpretoni gjërat qysh po keni qejf. Kërkush nuk ja ofendoj nanën. Thjesht thashë që për mendimin tem kisha prit pak deri sa lansoj video tu kcy tëerk n’tanga e jo 3 javë mbasi që e shti nanën n’dhe. Na falni që prita ma shumë marifet…poget ujku as në kto raste të ndishme nuk e ndrron zakonin. Pata nevojë me sqaru sepse ju jeni tu mbajt ma shumë zi se dikush tjetër po për arsyen e gabuar. Edhe është e vërtet…nuk më përket mu me gjyku kto veprime, sepse është çështje karakteri, , por ju e dini që kam qejf me fol kur askush nuk um vet.”, shkruan Gjira.

