SHOWBIZ

Gjira reflekton dhe i kërkon falje publike Melindës.

Një deklaratë e Gjirës për këngën e re të Melindës bëri bujë të madhe në media dhe rrjete sociale. Ajo kritikoi publikisht reperen për këngën e re “Qa din ti”, për shkak se disa muaj më parë Melinda humbi nënën e saj.

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkroi Gjira në reagimin e saj.

Pas kritikave që mori nga fansa të Melindës e njerëz të tjerë, Gjira bëri sërish një reagim. Ajo tha se ishte sqaruar me Melindën përmes celularit, por nuk tërhiqej nga opinioni i saj.

Gjira duket se është ndjerë keq nga kjo deklaratë dhe i ka kërkuar falje publikisht reperes për fjalët e saj pas reflektimit. Gjira shkruan se të jesh njeri i fotë do të thotë të pranosh gabimin dhe të kërkosh falje.

“Të jesh e fort do të thotë edhe ti kërkosh falje një personi kur gabon. Këto ditë kam mendu për fjalët që i kam shprehë rreth Melindës. Melinda, më vjen keq që mora të drejtën me u përzi në veprimet tua. S’ka qenë qëllimi im me të lëndu apo me të ofendu në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra…

Ky status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar. Për gjithë ata njerëz që kanë qenë pro apo kundër meje apo më kanë kërcënuar, nuk më interesojnë dhe s’kanë aspak ndikim”, shkruan Gjira në reagimin e saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top