SHOWBIZ

Gjykata e Kukësit vendos burg për Fjolla Morinën.

Fjolla Morina, është rikthyer në burg nga Gjykata e Kukësit, të paktën me letra.

Trupi gjykues ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.

Kujtojmë se disa javë më parë Fjolla Morina u arratis nga shtëpia në Kukës, në të cilën duhej të kalonte masën “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata. Këtë gjë e vuri re vetë policia e Kukësit, që kishte marrë informacione se këngëtarja nuk ndodhej në banesën në të cilën duhej të kalojë arrestin e shtëpisë. Shtëpia e këngëtares ka qenë e mbyllur dhe pasi është kërkuar për disa minuta që të hapet dera, askush nuk është përgjigjur.

Pas këtij veprimi këngëtarja u akuzua për një tjetër vepër penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Mirëpo kjo gjë duket se nuk e ka ndaluar Fjollën për të shijuar jetën e saj si normalisht. Së fundmi ajo ka publikuar në “Snapchat” disa foto të saj, në të cilat shfaqet përkrah partnerit, Finsik Syla.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top