SHOWBIZ

Gold AG tregon gjininë e fëmijës së parë, nuk dëshiron që askush të flet për gruan e tij.

Reperi nuk preferon të flas shumë për jetën e tij private, duke lënë fokusin vetëm tek veprat muzikore.

Ariani u martua sipas zakoneve të fesë islame me Ermira Shkodrën, por që dasma nuk u bë për shkak të pandemisë.

“Nuk dua askush të flet për gruan time. E kam për vete atë. 

Nuk ka mundësi që ajo të intervistohet. Ajo nuk është fytyrë publike. Unë jam këngëtar por jam edhe shqiptar. 

 Nuk dua të bëjë gjëra të pahijshme për like.Për grua shqiptari edhe të gjuan. Për gra njerëzit futen në bela. Unë gruan e dua fort ama nuk e kam për ta reklamuar në televizione. Ajo është privatësia ime që dua ta ruaj. Asgjë më shumë”.

Tani, Ariani e Ermira janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që do të vij në jetë pas pak ditësh.

Ekskluzivisht për “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Gold AG zbulon gjininë.

Familja Agushi po shtohet me një djalë të Arianit, e teksa edhe emri i është menduar e do të jetë shqiptar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top