Dj Geek dhe Vig Poppa publikuan para disa orëve projektin e tyre më të ri, të titulluar “Futja Kepen”. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku, duke arritur brenda kaq pak kohësh më shumë se 150 mijë klikime në “Youtube”.
Pjesë e klipit të këngës është edhe Dafina, e cila ka shpërndarë një pjesë nga videoklipi duke e përshtatur me disa fjalë të teksitit që duken si një thumb ndaj kolegëve.
“Hala po veshin si unë. I kanë gjestet si unë. I shkruajnë tekstet si unë. Edhe shprehen si unë. Po nuk bohen si unë, se s’munohen si unë.”, ka shkruar Dafina.

