SHOWBIZ

I shpallën të vdekur babain,këngëtari shqiptar përgënjeshtron lajmet: “Është shëndoshë e mirë”

Një lajm i rremë i shpërndarë në media ka shqetësuar familjen e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi.

Lart e poshtë po thuhej se babai i këngëtarit kishte ndërruar jetë, ndërsa në adresën e tyre kanë mbërritur edhe mesazhe e telefonata ngushëllimi.

I revoltuar nga këto lajme të rreme, këngëtari ka reaguar në rrjete sociale, duke treguar se babai i tij, Nysret Muqiqi, është gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Albatriti bën me dije se kushdo që e ka përhapur këtë lajm të rremë, do të ndiqet penalisht.

Përshëndetje miq, shokë, po marr shumë telefonata prej jush, për një lajm të rrejshëm dhe aspak të vërtetë. Portali në fjalë i cili për ca klikime dhe përfitime të veta ka postuar një lajm të rrejshëm për babën tim Nysret Muqiqi, i cili është shëndosh e mirë, ndërsa lajmi nuk është aspak i vërtetë. Portali në fjalë do të ndiqet penalisht për këtë shqetësim që na është bërë mua dhe familjes dhe rrethit tonë, A.M”,- shkruan Albatrit Muqiqi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top