SHOWBIZ

I vrari në Prishtinë Albert Krasniqi ka qenë i martuar me ish-Miss Kosova.

Tashmë është bërë e ditur se personi i vrarë në Prishtinë ditën e djeshme (e mërkurë)është Albert Krasniqi,ish-anëtar i labelit BabaStars.

Përveç si pjesë e grupit të lartpërmendur, ai është bërë më i njohur për publikun në sajë të bashkëshortes së tij, modeles Besa Gashi.

Kjo e fundit u zgjodh ‘Miss Kosova’ në vitin 2006, ndërsa ishte e martuar me Albertin prej shumë vitesh.

Të njëjtit u raportuan se u ndanë javë më parë, teksa dyshimet u shtuan pas largimit të fotografive të përbashkëta që publikonin në rrjete sociale.

Ish-çifti ndërkaq kanë së bashku një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Kjara.

Alberti u qëllua për vdekje sot rreth orës 17:00 në Prishtinë, kurse i dyshuari për aktin e rëndë është vetë babai i tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top