SHOWBIZ

Irkenc Hyka tregon se cili reper i njohur e shtyu t’i përkushtohej muzikës.

Një ndër artistët më të pëlqyer është padyshim Irkenc Hyka. Baladat e tij menjëherë kanë rrëmbyer vëmendje, duke u kthyer menjëherë në hite. Këngëtari së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Pardon My French”, ku ka treguar mjaft detaje nga jeta e tij profesionale dhe personale.

Edhe pse është prej vitesh një ndër zërat më të ëmbël dhe të dashur në botën e muzikës shqiptare, ai ka preferuar që të qëndrojë larg vëmednjes skenike.

Ndër të tjera, ai ka treguar se një prej artistëve që e kanë shtyrë për t’u bërë këngëtar ka qenë reperi, Getoar Selimi.

“Nuk e di unë kam punuar me shumë realisht, por që është për t’u përmendur dhe ka qenë një spunto që më tha “O vëllai ti këndon shumë mirë pse nuk del të këndosh?” ka qenë Getoar Selimi.

Kemi qenë në studio dhe dëgjonte demot e mia dhe thoshte “Dil këndo”. Dhe ai ka qenë një nga ‘xixat’, realisht ka qenë person frymëzues sepse ka 20-të e ca vite në treg”, është shprehur Irkenci.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top