SHOWBIZ

Ish-bashkëshorti i parë i Britney Spears tenton ta prishë dasmën e saj me Sam Asghari-n


Britney Spears po martohet me Sam Asghari-n, por duket se ka edhe nga ata që janë kundër këtij bashkimi!

Ish-bashkëshorti i parë i Britney-t, Jason Alexander, realizoi një video live në Instagram teksa tentoi të futej në dasmë, me pretendimin se ishte ftuar nga këngëtarja.

Ai u përplas fizikisht me rojet e sigurisë teksa shprehej se do ta ndalonte këtë dasmë të gruas së tij “të parë dhe të vetme”.

Alexander tregoi mbështetje publike për Britney-n gjatë lëvizjes #FreeBritney. Ai mori pjesë në një tubim jashtë një gjykate në L.A. në gusht 2020 dhe tregoi se ai dhe Britney kohët e fundit kishin qenë në komunikim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top