Unaza e fejesës së Shanna Moakler nga Travis Barker po shitet në ankand.
Ish-modelja e Playboy po shet unazën e saj prej 4 karatësh diamanti dhe do të fillojë ofertën me 51 mijë dollarë (47.5 mijë euro), sepse është gati të lë prapa atë kapitull të jetës së saj.
“Mendoj se është një pjesë e bukur dhe me të vërtetë ishte unaza ime e ëndrrave”, tha ylli i “Celebrity Big Brother” për Us Weekly në një deklaratë.

Shpresoj të shitet për 120 mijë dollarë (111 mijë euro). Ajo vlente rreth 160 mijë dollarë (149 mijë euro)”, tha Moakler.
Pavarësisht nga koha e ankandit – rokeri i Blink-182 u martua së fundmi me Kourtney Kardashian në Itali – por, Moakler këmbënguli se shitja nuk ka të bëjë fare me martesën ish-burrit të saj me një grua tjetër.
“Jam e sigurt që njerëzit do të supozonin se ka lidhje me dasmën, por thjesht doja të gjeja një shitës të duhur dhe Worthy.com është më profesionisti dhe e di se do t’i kushtojë kësaj pjese vëmendjen që meriton”, shpjegoi ajo.
