SHOWBIZ

Ish e dashura nuk harron të i urojë ditëlindjen Ardian Bujupit.

Ardiani dhe Sabrine ndanë rrugët e tyre disa muaj më parë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë këngëtari teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”. Por kjo nuk do të thotë se ata të dy nuk vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien e mirë me njëri-tjetrin.

Dje, Ardiani festoi ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta që ka marrë nuk ka munguar as ai i modeles. Sabrine ka publikuar në Instagram një video të saj me këngën e fundit të Bujupit  dhe përkrah saj shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Ardi. Më në fund 30”. Videon e modeles e ka ripostuar edhe Ardiani në Instagram, i cili i ka shoqëruar me një emoji falenderues për urimin e ditëlindjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top