SHOWBIZ

Jasmina dhe Ola flasin me njëra-tjetrën!

Para disa ditësh, Ola dhe Jasmina u kapën duke dalë nga e njëjta hyrje pallati për të marrë një porosi. Ndonëse ato të dyja u prezantuan në ekran si armike të njëra-tjetrës, këto video ngritën dyshime se në fakt ato ishin mikesha shumë të mira dhe se madje jetonin në një shtëpi. Mirëpo më pas, Ola dhe Jasmina sqaruan në emision, por edhe përmes disa videove, se thjesht kishin rastisur të dyja në një pallat, por nuk jetojnë bashkë.

Më pas gjatë një përballje në “Për’puthen” ato të dyja treguan se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë. Jasmina dhe Ola pohuan se vazhdojnë të mos flasin bashkë dhe se e vetmja herë kur kanë komunikuar ishte për videot që dolën.

Jashtë ekranit, Ola dhe Jamsina janë shoqe të mira me njëra-tjetrën dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi.Fotografia është shkrepur ditën e djeshme në Durrës dhe dy vajzat shfaqen të ulura në një tavolinë duke folur me njëra-tjetrën dhe me një djalë, identiteti i të cilit nuk dihet. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top