Megjithëse dyshja e famshme e “Për’puthen”, Jasmina dhe Andi, dolën çift nga emisioni për ta vazhduar jashtë njohjen e tyre, gjërat morën tjetër rrjedhë.
Andi dhe Jasmina s’janë më bashkë, siç tregoi ish-konkurrentja së fundmi në “Për’puthen”, ku u rikthye për t’i bërë një surprizë Olës për ditëlindje.
Rrugët e tyre janë ndarë tashmë, por Jasmina vazhdon të bëjë skena xhelozie në publik për Andin. Në festën e përbashkët të “Për’puthen”, ishte një moment kur në sfond u vendos kënga e Diona Fonës, “Sheqer”, ku Andi ishte model në klip.
Në momentin kur po luhej kënga dhe të gjithë po kërcenin, Jasmina shkon pranë DJ-t dhe fik muzikën, duke i lënë të gjithë të habitur e duke i bërë të qeshin me skenën e xhelozisë së saj, siç mund ta shihni në video.
