SHOWBIZ

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i japin fund lidhjes pas 4 vitesh.

Historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk pati një fund të lumtur! Disa burime kanë konfirmuar për “E!News” se çifti i famshëm i Hollywood-it i kanë dhënë fund marrëdhënies, gati 2 vite pas propozimit magjik të Alex për martesë.

Ky lajm erdhi i papritur për fansat, sepse dyshja bën postime plot dashuri për njëri-tjetrin në Ditën e Shën Valentinit dhe u shfaqën bashkë në Super Bowl në muajin shkurt.

“Shkurti është muaji ynë special… muaji i përvjetorit tonë… ne u takuam për herë të parë në 1 shkurt. Hera e parë që dolëm bashkë ishte 2 ditë më vonë dhe që atëherë nuk ka pasur një ditë që ne nuk kemi qenë bashkë dhe nuk kemi folur. Ti më bën të qesh, e dua shumë sensin tënd të humorit dhe si ti bën çdo vend ku hyn më të lumtur. Të dua ty dhe gjithçka që ti bën për mua dhe me mua”, shkroi Lopez në një postim në 14 shkurt.

Ndërkohë disa muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhëtuar Jennifer me me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top