SHOWBIZ

Justin dhe Hailey në pritje të fëmijës së parë: Më në fund modelja reagon rreth lajmit.

Për një gjë jemi të gjithë dakord: Justin dhe Hailey Bieber janë dhe do jenë gjithë shumë të komentuar.

Shpeshherë modelja është përfolur për një shtatzëni të mundshme, ndonëse këto zëra kanë rezultuar gjithnjë të pavërteta.

Së fundmi, “Us weekly” raportoi se dyshja është në pritje të fëmijës së parë. Mirëpo, edhe një herë ky lajm rezultoi i pavërtetë.

Vetë Hailey ka reaguar nëpërmjet një Instastory, ku ka mohuar këto zëra, teksa kërkon që mediat të sigurohen para se të shkruajnë lajme të pavërtetë.

Që kur ju njoh e di që doni gjithnjë të jeni të parët për lajme eksluzive! Unë nuk jam shtatzënë!”-shkruajti modelja që u martua me këngëtarin me famë botërore në vitin 2018.

“Pra ju lutem ndaloni së shkruari lajme të rreme nga “burimet” tuaja dhe përqendrohuni në ato që janë të rëndësishme si zgjedhjet për shembull.”shtoi ajo.

Mediat e huaja prej kohësh po shkruajnë se Hailey dhe Justin po mendojnë që ta çojnë martesën e tyre në nivelin tjetër dhe të krijojnë një familje së shpejti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top