SHOWBIZ

Kanye dhe Chaney Jones i japin fund lidhjes

Kanye West dhe Chaney Jones janë ndarë. Dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

Burime thonë se ata nuk janë më bashkë që pas një udhëtimi të gjatë në Japoni, por është ende e paqartë se kush kërkoi ndarjen. Lajmi i ndarjes vjen gjithashtu pas fotove që u shfaqën në fundjavë të Kanye-s me një grua tjetër.

Kanye dhe Chaney fillimisht filluan të shoqëroheshin në shkurt – pikërisht kur gjërat po ftoheshin mes Ye dhe Julia Fox. E reja që ngjason shumë me Kim Kardashian u shfaq në eventet e ‘Donda 2’ të Ye.

Nuk kaloi shumë kohë kur ata pranuan lidhjen e tyre. Madje, shumë foto të tyre u publikuan në media të ndryshme.

Ndërsa romanca e tyre ishte mjaft jetëshkurtër, ata kaluan shumë momente interesante në shoqërinë e njëri-tjetrit .

Nuk dihej shumë për Chaney për një kohë të gjatë, përveç faktit se ajo ishte konsideruar si një kopje e Kim Kardashian.

E reja ka bërë me dije se ndiqte studimet master si dhe ka thënë se ajo kurrë nuk ka bërë ndonjë operacion në fytyrën e saj.

Gjërat dukej se po bëheshin serioze mes dyshes, madje ajo bëri tatuazhin “Ye” në kyçin e dorës së saj. Kështu që ata dukeshin mjaft të lumtur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top