SHOWBIZ

Kanye West do të largohet nga muzika për 1 vit?

Kanye West mund të tërhiqet nga muzikëa gjatë vitit të ardhshëm, sipas një shoku që pretendon se reperi do të marrë kohë.

Ka qenë një kohë e vështirë për reperin Kanye, pas divorcit të tij nga Kim Kardashian dhe përshtatjes për bashkë-prindërimin e katër fëmijëve të tyre. Ndërkohë që ai gjithashtu thuhet se tani është ndarë nga e dashura Chaney Jones.

Në fillim të këtij viti, Kanye, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 45-të, goditi titujt kryesorë kur nisi me akuza kundër ish-gruas Kim dhe të dashurit të saj të ri Pete Davidson, që zgjati disa ditë.
Ai ka qenë pak më i rezervuar që nga ajo kohë dhe është parë vetëm duke bërë paraqitje në ngjarje të modës dhe lojëra basketbolli, por një mik i tij ka bërë me dije që Kanye do të bëhet edhe më pak i dukshëm gjatë muajve të ardhshëm.

Vory, një reper, këngëtar dhe kompozitor i cili ka punuar me Kanye disa herë, tha: “Sot isha duke folur me të. Ne kemi folur me mikun tim më të mirë, i cili është gjithashtu asistenti i tij, sepse ai nuk ka dashur të flasë me askënd. Ai po merr një vit pushim”.
Sa i përket Kanye, lajmet kanë dalë se ai dhe modelja e rrjeteve sociale Chaney, 24 vjeç, janë ndarë pas rreth katër muajsh lidhje. Ajo duket se ka hequr të gjitha fotot e Kanye nga Instagrami i saj, por nuk është e qartë se kush e inicioi ndarjen.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top