SHOWBIZ

Kanye West shfaqet i përgjakur në Javën e Modës në Paris

Ndryshe nga markat e tjera që e kanë hapur shfaqjen e tyre në Javët e Modës, me supermodelet si Bella, Gigi Hadid, e shumë të tjera, mbrëmjen e djeshme shfaqja e “Balenciaga-s” në Javën e Modës në Paris ka zgjedhur Kanye West, për hapjen e tyre.

Reperi amerikan mbante veshur një veshje tërësisht të zezë me një jelek roje sigurie dhe një xhup të zi teksa ecte nëpër pistën me baltë.

Kanye gjithmonë ka surprizuar me stilin e tij, por këtë herë ai ka shqetësuar fansat pasi është shfaqur me bluzë të gjakosur dhe shenja në fytyrë.

Fatmirësisht, pamja e tij e lënduar ishte e gjitha për shfaqjen e “Balenciaga-s”.

Kjo dukje e tij ngjalli reagimin e fansave në rrjetet sociale, ku pjesa më e madhe e tyre e cilësuan si një “ekzagjërim” dukjen e e tij.

Një fans komentoi: “Halloween i hershëm”.

Një tjetër tha: “Kush e rrahu?”

Dikush tjetër shtoi: “Ai po imiton një boksier.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top