SHOWBIZ

Kejvina Kthellës i konfiskohet mjeti luksoz

Emri i Kejvina Kthellës së fundmi ka bërë bujë në media dhe nuk lidhet me fotot e saj provokuese apo për dalje të saj televizive.

Modeles mund t’i konfiskohet automjeti luksoz i tipit “Audi A8” që është në pronësi të saj. Mirëpo nuk është aq e thjeshtë situata!

Ky konfiskim i mjetit të Kejvinës vjen pas kërkesës së SPAK ditën e sotme ndaj Gjykatës, për konfiskimin për interes të shtetit të disa pasurive të Redjan Rrajës (nipi i deputetit Rrahman Rraja), mes të cilave përfshihen apartamente, garazhe, ora të shtrenjta, por edhe disa automjete. Ndër këto automjete edhe “Audi” i cili rezulton në pronësi të modeles, por që sipas SPAK, tërthorazi janë në pronësi të Rrajës.

Çfarë e lidh Kejvina Kthellën me Redjan Rrajën? Modelja ka qenë në një lidhje me nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, gjë e cila doli në dritë gjatë atentatit të Prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit ditën e atentatit shoqërohej nga Redjan Rraja. Redjani nga përgjimet rezultoi se kishte biseduar për të fundit herë me Kejvina Kthellën.

Kjo u përforcua më pas edhe nga dëshmia e vjehrrës së Redjanit e cila deklaroi se dhëndri i saj kishte një lidhje jashtë martese me një modele. Në mes të dëshmive të marra nga SPAK asokohe ishte edhe ajo e modeles, e cila është marrë në pyetje, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top