SHOWBIZ

Këngëtari i njohur shqiptar po kërkon nuse.

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka kohë që po kërkon një partnere jete dhe s’po e gjen dot! Në fakt, ai ka pesë vite që përpiqet të gjejë shpirtin binjak por duket se deri tani asnjëra s’i ka përmbushur pritshmëritë e tij.

Gjatë intervistës së tij të fundit, Bujupi tregoi se po kërkon një partnere e cila ta mbështesë në biznes dhe ta ndihmojë në projektet e tij. Pra, ai nuk kërkon një vajzë që bën vetëm punët e shtëpisë.

Për momentin, Ardiani nuk ka asgjë serioze me asnjë vajzë, por s’do ta kishte problem ta bënte lidhjen publike nëse do të lidhej seriozisht.

Po si është vajza ideale për ty?

Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër. Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë te shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë”, tha Bujupi.

I pyetur nëse ka presion prej familjes për t’u martuar me një shqiptare ai u shpreh: “Shumë! Babi s’e ka problem thotë bëj çka të dush! Nëna e do shqiptare, i bën disa hajgare”, u shpreh ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top