Këngëtarja Soni Malaj ashtu si shumë kolegë të saj,po ballafaqohet me keqpërdorim të emrit të saj në rrjetet sociale.
Ajo ka lajmëruar fansat se një faqe e hapur në Facebook me emrin “Soni Malaj Real”, po u dërgon mesazhe private personave të ndryshëm, duk i përgëzuar kinse kanë fituar 50 mijë euro.
Në këmbim të kësaj fitore, faqja kërkon shpërndarjen e saj në 3-4 grupe në Facebook dhe të regjistrohen në atë faqe.
Me të parë këtë, Malaj e publikoi në InstaStory një nga mesazhet që i kishte shkuar një fanseje, e që i kërkohej një gjë e tillë.

