Kida është një nga këngëtaret shqiptare më të njohura dhe të suksesshme. Por ndonëse me karrierën e saj muzikore është shumë aktive, e kundërta mund të thuhet për jetën senimentale. Para disa kohesh, pati shumë aludime se ajo ishte në një lidhje dashurie me një person që jeton në Dubai, por tani nuk ka më dyshime. Këngëtarja është fotografuar teksa shijon pushimet në Ulqin bashkë me djalin që i ka vjedhur zemrën.

Kjo nuk vjen shumë surprizuese pasi nga profili i Kidës në Instagram, mund të vëmë re fotot nga vizitat e shpeshta në Dubai. Megjithatë dyshja nuk kanë mohuar apo pohuar akoma asgjë.
Deri më sot Kida nuk ka pasur ndonjë lidhje publike, pasi ka preferuar që të përqendrohet e gjithë fama e saj vetëm tek muzika. Por thashethemet nuk kanë munguar pasi para disa muajsh përflitej se këngëtarja e njohur kishte nisur një lidhje dashurie me futbollistin shqiptar Valon Berisha.
