SHOWBIZ

Kourtney Kardashian padashje thyen unazen e fejesës me vlerë 1 milionë dollar.

Në episodin e së enjtes të “The Kardashians” që transmetohet në Hulu, motra e madhe Kourtney Kardashian zbulon se ajo theu unazën e saj të fejesës prej 1 milion dollarësh, të cilën ia kishte dhënë i fejuari Travis Barker.

Ajo e shkeli padashur unazën me këmbë.

Ishte Kris Jenner, mamaja e saj, ajo që vuri re se unaza me vlerën marramendëse nuk ndodhej në gishtin e së bijës dhe më pas e pyet se çfarë ka ndodhur.

“Në fakt po rregullohet,” u përgjigj 43-vjeçarja Kourtney Kardashian, e cila dukej mjaft e shqetësuar.

Kourtney e përshkroi këtë ngjarje si një “nga gjërat më të këqija që kam bërë ndonjëherë në gjithë jetën time”.

Më tej, ajo rrëfeu se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Isha ulur në dysheme duke palosur xhupat. E hoqa unazën dhe e vendosa pranë meje në dysheme, sikur të mendoja se do të ishte e sigurt pikërisht pranë meje.  Fatkeqësisht, nuk ishte. Më duhej të vendosja diçka lart në dollapin tim dhe kur u largova, shkela mbi unazë.

Po qaja në mënyrë histerike për orë të tëra dhe më pas thirra Travisin. U bëra shumë keq”, tha ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top