SHOWBIZ

Kreatorja e njohur kosovare e preferuara e Georgina Rodriguez.

Këtë 27 dhjetor, në Dubai u mbajt eventi “Globe Soccer Awards 2020”, mbrëmje kjo që i kushtohet yjeve të futbollit, duke i nderuar me çmime.

Cristiano Ronaldo u shpall “Lojtari më i mirë i shekullit”, në atë mbrëmje u shoqërua nga partnerja e tij, Georgina dhe i biri Cristiano Junior.

Si gjithnjë, bukuroshja argjentinase ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me prezencën e saj.Ajo kishte veshur një fustan të kuq fin teksa këtë herë kishte zgjedhur të ishte shumë e thjeshtë në grim teksa flokët i kishte të drejta.

Mirëpo,në gjithë shkëlqimin e saj ka dorë silistja shqiptare, Lia Stublla, e cila duket të jetë e preferuara e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Georgina vishet nga ajo. Kujtojmë se shqiptarja ishte krijuesja e një prej fustaneve të Georginës në festivalin e Filmit në Venecia në shtator të 2020.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top