SHOWBIZ

Kur do të vijë bashkëpunimi i parë mes Rita Orës dhe Dafina Zeqirit?

Dafina Zeqiri ka një lidhje shumë të ngushtë me Rita Orën dhe gjithë familjen e saj. Artistja e me famë botërore nuk ka nguruar të shprehë hapur mbështetjen për Dafinën, e po ashtu as nëna e saj, Vera Ora. Para disa ditësh Vera falenderoi publikisht Dafinën për një nga mesazhet e saj të shumtë në kuadër të kujdesit për shëndetin mendor.

Rita disa vite më parë, shprehu hapur dëshirën që të vinte me një bashkëpunim me Dafinën.

Një fans më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të doja të bashkëpunoja. POOO!!! Një artiste me të cilën do të doja të kisha një bashkëpunim është Dafina Zeqiri ose mund të them Dufye! E dua shumë atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti”, shkroi Rita asokohe, duke shtuar se nuk do të jetë vetëm ajo me të cilën do të bashkëpunojë, por Dafina do të jetë e para.

Këtë deklaratë të Ritës e kanë sjellë në vëmendje fansat e Dafinës, të cilët kanë treguar se janë ende në pritje për duetin e dy artisteve. Dafina e ka ripublikuar këtë deklaratë në Instagramin e saj dhe përkrah ka shkruar: “Dashuri kemi pasur që nga dita e parë”, duke etiketuar edhe Ritën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top