SHOWBIZ

Kylie Jenner akuzohet se po përfiton nga pandemia.

Njerëzit janë sërish të pakënaqur nga 23-vjeçarja Kylie Jenner, pasi mendojnë se ajo po përfiton nga pandemia Covid-19 thjesht për faktin që linja e saj “Kylie Skin” ka prodhuar një dezinfektant duarsh!

Njerëzit mendojnë se Kylie po tregohet shumë egoiste duke kërkuar të fitojë para nga pandemia që i ka marrë jetën miliona njerëzve në mbarë botën, ndaj s’kanë vonuar ta sulmojnë atë në komente.

“Dezinfektanti i duarve @kylieskin është këtu!!” 80% alkool,tharje e shpejtë dhe e formuar me glicerinë për të parandaluar tharjen!”-shkroi Kylie në postimin e saj në Twitter.

Një pjesë e njerëzve mendojnë se ky produkt s’ka asnjë lidhje me pjesën tjetër të produkteve të “Kylie Skin”, ndërsa të tjerë thonë se miliarderja duhet t’i shpërndajë falas dezinfektuesit, për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19.

Këtë javë, Kylie u përball gjithashtu me një lumë kritikash për udhëtimin e saj në kohë pandemie së bashku me Kris, Kendall dhe vajzën e saj të vogël, Stormi-n.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top