SHOWBIZ

Ledjana shpreh hapur mallin për një ish-konkurrent të “Për’puthen”

Erlindi vendosi të linte përfundimisht “Për’puthen” pas një përplasje me opinionistin Arjan Konomi. Ky i fundit akuzoi Erlindin se kishte marrë një lloj droge në formë çaji nga Kristiani dhe se kishte ndryshuar sjellje prej atij momenti. Një ditë pas debatit dy djemtë kërkuan të jepnin sqarime, por produksioni nuk i lejoi, ndaj ata u larguan përfundimisht nga “Për’puthen”.

Mbrëmjen e djeshme Erlindi zhvilloi në bisedë virtaule me ndjekësit dhe Ledjana shfrytëzoi rastin që të shprehte hapur mallin që ndjen për të.

“I mungon studios”, i ka shkruar ajo shoqëruar me figurën e një puthjeje.

Nga ana tjetër Erlindi i ka habitur akoma më shumë ndjekësit, teksa është shprehur i penduar që nuk zhvilloi një takim me Ledjanën në emision.

“Më në fund një vajzë që e paska ndjerë mungesën. Po ti je yll. Më ngeli merak që nuk bëmë një takim bashkë”, ja ka kthyer Erlindi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top