SHOWBIZ

Ledri humb personin e shtrenjtë të familjes.

Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë një lajm të hidhur në llogarinë e tij në Instagram.

Gjyshi i tij ka ndërruar jetë, ndërsa Ledri na i prekur zemrat të gjithëve me foton e publikuar me të.

“Kurr ma ne prehnin tond gjysh”- janë fjalët e reperit krahas fotos.

Gjyshi i Ledrit ishte jo pak i njohur për publikun shqiptar, nëpërmjet videove të nipit të tij. Ledri ka ndarë herë pas here në llogarinë e tij në Instagram momente të bukura me gjyshërit e tij, të cilët kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të mëdhenj të nipit të tyre.

Madje, megjithëse nuk ua kuptonin tekstet shumicës së projekteve të Ledrit, ata kërcenin me këngët e tij.

Duket se reperi ishte tepër i lidhur me gjyshin dhe humbja e tij ka shkaktuar një hidhërim të madh në familjen Vula.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top