Në dokumentarin për jetën e Loredanës u shfaq edhe Mozzik, i cili i befasoi të gjithë fansat me deklaratat e tij. Ai u shpreh se ndarjen me Loredanën e shtynë më shumë mediat dhe se fakti që ajo është ndryshe nga femrat e tjera e bëri që të binte në dashuri me të. Këto fjalë kaq të bukura dhe disa pjesë shumë të veçanta në dokumentar i bënë fansat të besonin se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.
E ftuar së fundmi në një emision në Gjermani ajo është pyetur drejtpërdrejtë nëse është sërish në lidhje me Mozzik. Reperja u shpreh se kjo nuk ka shumë rëndësi, por ata janë gjatë gjithë kohës bashkë.
“Nuk luan rol të madh nëse jemi apo jo bashkë.Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë.Jemi bashkë dhe për Hanën,dalim edhe në privatësi.Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”,-ka thënë Loredana duke buzëqeshur në të njejtën kohë.
