SHOWBIZ

Loredana i lë një koment Mozzik në TikTok.

Dy ditë më parë fansat e Mozzik dhe Loredanës i vunë vulë ribashkimit të dyshes, pasi ata nisën të ndiqeshin sërish në Instagram. Në fakt ata nuk ndiqen në profilet e tyre, por në profilin që Loredana ka krijuar për biznesin e saj. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik.

Po ashtu edhe reperi e ndjek faqen e Loredanës dhe sigurisht kjo gjë ju ka rënë në sy fansave të dyshes. Për më tepër Mozzik ka pëlqyer edhe foton e fundit që Loredana ka publikuar, duke treguar në këtë mënyrë se e mbështet plotësisht në nismën e re.

Nga ana tjetër ditën e sotme fansave të dyshes, që nuk ju shpëton asgjë, ju ka rënë në sy një koment që Loredana ka lënë në një video që Mozzik ka publikuar së fundmi në TikTok. Reperi ka postuar një video “funny” dhe Loredana i ka lënë një koment me disa emoji. Siç duket Loredanës nuk i ka pëlqyer shumë përmbajtja e videos, sepse ky emoji nënkupton mërzitje dhe zemërim.

Ajo ka lënë koment edhe në një tjetër video, duke treguar se ka qeshur me të madhe me të. Kujtojmë se thashethemet për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës po ziejnë prej kohësh. Ato lindën në momentin që ata po fotografoheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por në nisje të këtij viti, Mozzik i hodhi poshtë aludimet e fansave, duke thënë se ata nuk janë rikthyer, por rrinë bashkë për hir të vajzës, Hanës. Mirëpo pjesa e fundit e dokumentarit të Loredanës na tregoi komplet të kundërtën. Në një sekuncë të dokumentarit ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu Loredana shkëputi vetëm këtë pjesë dhe e publikoi në “Instagram”-in e saj. Madje Mozzik pranoi se mund të rikthehet sërish në të ardhmen për të jetuar me Loredanën në Zvicër

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top