SHOWBIZ

Loredana jep për fansat lajmin e shumëpritur dhe bën një gjest human.

Gjatë eventit më të madh të bamirësisë në Gjermani,këngëtarja e njohur shqiptare që ka korrur suksese Loredana Zefi vendosi të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. Ajo u shpreh se është nënë vetë dhe se dëshiron që mamatë në të gjithë botën  të kenë të njëjtën mundësi si ajo që të shohin fëmijët e tyre duke u rritur.

Gjithashtu Loredana paralajmëroi që në muajin shtator se në fund të vitit do të vinte më një album të ri, “Medusa”. Siç duket ky album është plotësisht gati dhe ajo ka zbuluar se kur do ta publikojë të plotë.

Reperja ka postuar në Instagram një foto përkrah reperit gjerman Ufo361 dhe ka zbuluar se mbrëmjen e së enjtes, pa shënuar ora 00:00, do të publikojë një këngë me të dhe albumin e plotë.

Kënga e dy reperëve do të mbajë titullin “Kein Hunger” (Nuk jam e uritur) .

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top