SHOWBIZ

Loredana konfirmon shtatzëninë e dytë?

Loredana dhe Mozzik mund të jenë duke u bërë prindër për herë të dytë, ndërsa vogëlushja Hana do të bëhet me motër ose vëlla!

Gjithçka nisi pas fotos së publikuar nga reperja dje në InstaStory-n e saj, duke ngritur dyshimet se po planifikon një tjetër fëmijë.

Ajo publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, të cilat sigurisht nuk i vijnë më.

Pikërisht kjo këpucë e vogël e ka bërë Lorin t”i lindë sërish dëshira për të pasur një tjetër fëmijë.

“Dua një bebush të dytë”- ka shkruar reperja krahas postimit 

Por nuk mbaroi me kaq! Vetëm pak orë më parë, Lori i ka bërë të gjithë të aludojnë me postimet e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë.

Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre.

“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”- shkruan Loredana krahas pozës

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top