SHOWBIZ

Loredana ndryshon sërish look.

Aq shpejt sa kalon koha, po aq shpejt ndryshon edhe Loredana look. Këto kohë e kemi parë të eksperimentojë shpesh me pamjen e saj dhe nuk dimë të themi se cili nga ndryshimet i shkon më shumë.

Para pak ditësh ajo i habiti të gjithë duke u shfaqur si brune, ndërkohë që fansat dhe askush tjetër nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë si të tillë. Loredana u shfaq me flokët e gjata deri tek supet dhe të krehura me onde, teksa duket super tërheqëse dhe shkëlqen e tëra me këtë look.

Ndërkohë së fundmi ajo ka postuar në Instagram një tjetër foto, në të cilën shihej prapë me një pamje tjetër.

Reperja shfaqet këtë herë me flokë të drejtë në ngjyrë të zezë po ashtu dhe me një prerje shumë të veçantë. Edhe me këtë model ajo ngjan shumë bukur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top