SHOWBIZ

Loredana poston një foto me Mozzik.

Megjithëse nuk publikuan foto së bashku, në Instastory kishte shumë detaje që tregonin se ishin në çdo moment me njëri-tjetrin.

Së fundmi Loredana ka ndarë në rrjete sociale një foto me Mozzik, por jo ashtu siç mendoni. Reperja ka postuar në Instagram një imazh, në të cilin shihet e ulur në një tavolinë lokali pranë një mashkulli. Fytyrën e tij e ka prerë, por nga këmisha dhe tatuazhet në duar lehtësisht kuptohet se është Mozzik. Me të njëjtën këmishë reperi publikoi një foto nga Dubaii disa javë më parë dhe ndoshta ky imazh mund të jetë shkrepur gjatë pushimeve të tyre të përbashkëta si çift.

Ndërkohë disa ditë më parë, Loredana bëri sërish të njëjtën lojë me fansat e saj. Ajo ndau në Instagram disa foto me një mashkull misterioz, ku të dy ata shiheshin të veshur me bluza në ngjyrë të verdhë. Mashkulli që shihej shumë pranë Loredanës e kishte mbuluar një pjesë të fytyrës me kapuçin e bluzës. Mirëpo mjekra që ai la jashtë i bëri të gjithë të aludonin se djali në foto ishte Mozzik.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top