SHOWBIZ

Loredana publikon një foto me Mozzik dhe jep një lajm për fansat.

Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej javësh. Fillimisht ishin fansat e dyshes që vunë re se Mozzik dhe Loredana nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Raportet mes tyre nuk janë rregulluar ende, mirëpo kjo nuk i pengon që ata të vazhdojnë planet që kishin për karrierën e tyre. Ditën e djeshme Loredana ka ndarë në Instagram kopertinën e këngës së radhës që ka realizuar me Mozzik dhe që është pjesë e albumit të tyre të përbashkët “No Rich Parents”. Kënga mban titullin “Mit Mir” dhe do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59. Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të mos ndiqen në rrjete sociale dhe nuk e dimë nëse mes tyre ka pasur ndonjë komunikim në lidhje me projektet e radhës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top