SHOWBIZ

Loredana publikon “padashje” një video me Mozzik nga shtëpia e tyre.

Së fundmi çifti ishin në qendër të vëmendjes mediatike, pasi Loredana shprehu sërish dëshirën për një fëmijë të dytë. Pas kësaj deklarate ajo publikoi disa foto me Mozzik, duke nënkuptuar se dëshiron që reperi të jetë sërish babai i fëmijës së saj. Nga ana tjetër Mozzik nuk foli drejtpërdrejt për këtë temë, por ai ndau gjithashtu në InstaStory foto me Hanën e Loredanën, duke dashur të tregojë edhe njëherë familjen e tij që të gjithë dyshojnë se po zgjerohet. 

Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të luajnë me fansat. Fotot  e tyre në rrjete sociale nuk kanë qenë asnjëherë të plota, duke mos dashur që të shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe sot Loredana ka bërë të njëjtën gjë, teksa ka publikuar në Instagram “padashje” një video të Mozzik. Në video dëgjohet Hana teksa i thërret Mozzik “babi, babi” dhe Loredana e drejton kamerën nga reperi dhe e heq brenda sekondit.

Çifti duket se po jetojnë në të njëjtën shtëpi me të voglën e  tyre, që shumë shpejt mund të bëhet me motër ose vëlla. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top