Ajo ka qëndruar në Kosovë gjatë kësaj periudhe, ku edhe është takuar me familjen, gjersa të shpeshtë takimet i ka pasur edhe me babanë e vajzës së saj, reperin Mozzik.
Loredana dhe Mozzik janë fotografuar sërish bashkë në Prishtinë dhe që vërtetohet se ata i kanë rregulluar raportet mes tyre.
Ndërkohë, teksa ndodhet në Kosovë, Loredana ka pranuar edhe një dhuratë të veçantë – një mirënjohje nga Policia e Kosovës.
Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të dhuratës, të cilën e ka pranuar nga një prej miqve të saj, që është pjesë e forcave të rendit.

“Faleminderit”, ka shkruar rep-artistja nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet mirënjohja dhuratë bashkë me logon e Policisë së Kosovës.
