SHOWBIZ

Marina Vjollca largohet nga “Klanifornia”?

Rreth 1 javë më parë, Marina Vjollca, zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë. Ajo postoi në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë në formën më të bukur lajmin e shumëpritur për ndjekësit e saj.

Menjëherë pas këtij lajmi fansat nisën të aludonin se çfarë do të ndodhë me Marinën në sezonin e ri televiziv. Dhe në fakt duket se këtë sezon Marinën nuk do e shohim në ekran! Ditën e djeshme stafi i “Klanifornia” ka publikuar në Instagram një foto, nga mbledhja për sezonin e ri. Në imazhin në fjalë shfaqet i gjithë stafi bashkë me aktorët, por mungon Marina Vjollca. Siç duket ajo nuk merr pjesë në mbledhjet e stafit dhe me shumë mundësi nuk do të shfaqet në ekran. Për pak kohë, Marina do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe mesa duket ka vendosur që këtë periudhë ta shijojë në qetësi të plotë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top