Përflitej se Marina Vjollca është në pritje të ëmbël. Këtë lajm e ka konfirmuar ditën e djeshme edhe vetë moderatorja. Ajo ka postuar për herë të parë foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë për herë të parë.
Ajo ka postuar në Instagram dy foto të saj shumë të veçanta ku dallohet barku i rrumbullakosur.
“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Marina përkrah fotove të saj.


