SHOWBIZ

Mashtrimi tjetër i Fisnik Sylës ku u përfshi edhe Fjolla Morina,me paratë e vjedhura shkoi në Dubai

Biznesmeni Fisnik Syla është denoncuar sërish për një tjetër mashtrim. Kësaj here bëhet fjalë për mospagimin e dy makinave të blera në vitin 2021.

Por si ndodhi ngjarja?

Raportohet se dy makina u “blenë” në autosallonin “Matrix” në Prishtinë, prillin e vitit të kaluar. Jo vetëm kaq por mësohet se Syla duhet të paguante 50 mijë euro.

Mirëpo, dy ditë më pas ai rishiti makinat për 31 mijë euro në një tjetër auto sallon.

Thuhet se me paratë ai shkoi në Dubai. Jo vetëm kaq, por njëra prej makinave iu ‘dhurua’ Fjolla Morinës.

“O Zot, befasi”, shkruante Fjolla më herët.

Mirëpo Fjolla nuk e postoi më makinën në Instagram, pasi Fisniku e shiti.

Si fillim, makinat iu dhanë për testim Fisnik Sylës nga salloni “Matriks” e më pas ai duhet të paguante 50 mijë euro.

Madje, janë bërë publike edhe  dokumentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, që ka nisur hetimet për rastin, më 24 dhjetor të vitit 2021.

Fisnik Syla i gënjente të dy pronarët si të “Matrix” ashtu edhe të “Ylli”, duke i thënë se po i bënte pagesat.

Nuk është hera e parë që biznesmeni bëhet pjesë e ngjarjeve të tilla.

Një agjenci turistike akuzoi Fisnik Sylën dhe Fjolla Morinën se nuk kishin paguar borxhin prej 20 mijë eurosh.

Kujtojmë që asokohe Syla dhe Morina shkuan për pushime në Maldive.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top