SHOWBIZ

Mbyllën faqen më të madhe të fansave të Dafina Zeqirit.

Dafina Zeqiri ka treguar se i mbështet në maksimum të gjithë fansat e saj, të cilët së fundmi janë përballur me diçka shumë të pahijshme. Disa persona, që duket se nuk e pëlqejnë aktivitetin e tyre, kanë raportuar dhe fshirë një nga faqet më të mëdha të fansave të Dafinës në Instagram.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Fansat e Dafinës kanë hapur një faqe të re dhe ajo e ka shpërndarë e ka dhënë një mesazh për të gjithë. Këngëtarja shprehet se faqja është mbyllur nga disa njerëz ziliqarë që nuk kanë mundur të bëjnë të njëjtën gjë si fansat e saj dhe kështu kanë vendosur të ndërhyjnë në faqen e tyre.

Është e trishtë të shikosh se si njerëzit/fansat ziliqarë i trajtojnë të tjerët në vend që të shohin punën e tyre… ju lutem njerëz është 2021 mendoj ju/ne, të gjithë kemi shumë punë për të bërë. Shpresoj që kjo pandemi t’ju ketë mësuar të doni dhe respektoni veten më shumë dhe të tërhiqni lumturi dhe sukses për veten tuaj. Ndaloni së urryeri të tjerët për atë që ju nuk mund të arrinit, sepse ju vendosët të ngacmonit lumturinë e të tjerëve.

Unë besoj shumë tek ligji i tërheqjes dhe ndihem shumë keq për ata që raportuan dhe fshinë llogarinë tënde të mëparshme. Kjo do të thotë se po bën diçka që ata do të shpresonin të bënin… njësoj si disa llogari të tjera mbështetësit e mi i krijuan për ta shtyrë artin tim në një tjetër nivel. Mediat sociale ndonjëherë tregojnë vërtetë dobësinë e të tjerëve. Unë jam këtu për të mbështetur fansat e mi dhe t’i ndihmoj (Në të njëjtën mënyrë ata më mbështetën mua)”, shkruan Dafina.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Çka po flitet

To Top