Reperi Getinjo dhe Vivien Thano janë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, ata kanë vendosur që të mos e ndajnë shtratin së bashku.
Mirëpo, Getinjo ka vendosur që shtratin ta ndajë me reperin e njohur, Stresi.
Zënkat dhe pajtimet janë pjesë e një lidhje dhe këtë nuk e shmang dot askush. Vivien Thano dhe Getinjo disa ditë më parë përjetuan zënkën e tyre të parë në çift, mirëpo nuk zgjati shumë.
Dyshja nuk ndejtën dot shumë gjatë larg njëri-tjetrit. Së fundmi në “prime-in” e radhës, Getinjo dhe Vivi janë vënë përballë kësaj situate duke u pyetur se si do të vazhdojë më tej lidhja e tyre.
E siç funksionon zakonisht sidomos në formate të tilla, asgjë nuk planifikohet dhe dyshja i kanë lënë gjërat të rrjedhin vetë.
“Ishte një grricje, por u sqaruam. Akoma nuk e dimë ku jemi. Ndoshta jemi nxituar, ndoshta jo dhe e kemi lënë njëri-tjetrin të rrjedhë vetë. Të dalë ku të dalë,”-u shpreh Getinjo.
